Gramsh/ Gjendet trupi i pajetë i 30 vjeçarit, dyshohet të jetë ...

Shqipëria

Gramsh/ Gjendet trupi i pajetë i 30 vjeçarit, dyshohet të jetë ...

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 20:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Benjës në Gramsh, trupi i të riut i cili rezultonte i zhdukur prej dy ditësh. Viktima është shtetasi I.Brahimi nga fshati Pishaj, i cili punonte si bari.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Gramshit, teksa sipas saj, i riu dyshohet se është vetëmbytur në liqen.

Trupi i pajetë i 30-vjeçarit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Kanë qenë familjarët, të cilit fillimisht gjetën sendet personale dhe paketën e cigares së të riut buzë liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret dhe më pas shkuan polumbarët, të cilët bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë. Nuk dihet arsyet pse i riu ka ndërmarrë këtë akt ekstrem

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat