Mjeku Adrian Fandi, i cili profesionin e tij e ushtron në Angli, tha se deputetët atje në rast të një skandali në një spital, shkojnë atje dhe kërkojnë llogari.
Komentet Fandi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku u diskutua mbi skandalin e ndodhur në Spitalin Onkologjik në Tiranë.
Ai tha se kjo nuk ndodh në Shqipëri për shkak të sistemit, pasi sipas tij, në Angli deputeti është i lidhur direkt me zonën ku është zgjedhur, ndërsa në vendin tonë jo.
“Deputeti i zonës në Angli, në rast të një skandali në një spital, është i pari që ngrihet dhe shkon te spitali dhe i kërkon shpjegime pse në zonën ku jam unë deputet, sepse ai përfaqëson gjithë qytetarët, kjo gjë nuk shkon. Sepse është deputeti i asaj zone. Në Shqipëri nuk kemi deputetë të zonës, por kemi lista. Ne ekzistojmë në një vend…”, tha Fandi.