Portal për të shantazhuar drejtuesit e Policisë, vetëdorëzohet ish-zyrtari i AMP

Shqipëria

Portal për të shantazhuar drejtuesit e Policisë, vetëdorëzohet ish-zyrtari i AMP

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 09:35
Kushtrim Selimi

Është vetëdorëzuar ish-zyrtari i AMP-së, Kushtrim Selimi, i cili kishte hapur portal për të shantazhuar drejtuesit e lartë të Policisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore e ka përjashtuar nga detyra Shefin e Sektorit pranë këtij institucioni, Kushtrim Selimin dhe zyrtaren tjetër Rexhina Omeri.

Vendimi është marrë menjëherë pas njoftimit zyrtar nga policia pasi krijonin dhe publikonin informacione të rreme përmes një portali.

Dy ish-zyrtarët e AMP-së në bashkëpunim me gazetarin Ervis Hasanaga publikonin shkrime për të denigurar drejtuesit e lartë të Policisë, Muhamet Rrumbullakun, Neritan Nallbatin dhe Rebani Jaupin.

Selimi synonte që përmes këtyre presioneve të bëhej drejtor.

Disa drejtues dhe persona kanë bërë denoncime lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu i përfshirë është edhe vëllai i Kushtrim Selimit, i cili mban pozicionin e shefit kundër narkotikëve në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Ky i fundit informacionet që siguronte për shkak të detyrës ia dërgonte vëllait për t’i publikuar. Deri në këto momente policia ka vën në pranga Rexhina Omerin dhe gazetarin, ndërsa Kushtrim Selimi është shpallur në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat