Pas “arrestit me burg”, SPAK rëndon pozitën e Jorgo Goros, kërkesë Gjykatës për të sekuestruar 4 ha tokë në Himarë

Shqipëria

Pas “arrestit me burg”, SPAK rëndon pozitën e Jorgo Goros, kërkesë Gjykatës për të sekuestruar 4 ha tokë në Himarë

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 15:29
Jorgo Goro

SPAK ka rënduar pozitat ndaj ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në kohën kur Jorgo Goro vijon të jetë në arrest me burg për skandalin e tjetërsimit të tokave, Spak ka një kërkesë të dytë, i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës.

Nga prokuroria e Vlorës është konstatuar se aty është hetuar dhurimi i 4 hektarëve tokë në adresë të një tjetër kryetari bashkie i cili u votua për shkak se Beleri ishte në burg, ishte falur kryebashkiakut Arqile Bollano, i cili nuk është pyetur ende nga SPAK.

Është kryebashkiaku i tretë i cili duket sikur do të ketë të njëjtin fat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat