Balla: Rritja e besimit të qytetarëve lidhet me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë

Shqipëria

Balla: Rritja e besimit të qytetarëve lidhet me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 16:56
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve, goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit/shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të fenomeneve të tjera kriminale.

Postimi i plotë

“Përgëzime Policisë së Shtetit📍Tiranë, Lezhë, Elbasan, Korçë, Kukës, Vlorë, Fier, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Dibër, Berat dhe Departamentit të Kufirit për rezultatet e 24 orëve të fundit.

Të cilat kanë vendosur para drejtësisë 49 shtetas dhe sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe sasi lëndësh narkotike”, shkruan Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat