Veliaj takon ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës në Sarajevë: Qytetet duhen inkurajuar për t’u përshtatur me ndryshimin

Shqipëria

Veliaj takon ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës në Sarajevë: Qytetet duhen inkurajuar për t’u përshtatur me ndryshimin

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 22:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, ku po zhvillon takime zyrtare në cilësinë e presidentit të rrjetit të B40.

Pas takimit me homologen e tij, kryebashkiaken Benjamina Karić, Veliaj takoi ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës me të cilin ndanë ide për transformimin urban të qyteteve.

Kënaqësi të takoja mikun e vjetër, ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Edin Forto, në Sarajevë, në kuadër te turit në cilësinë e Presidentit të B40, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit.

Është e rëndësishme të kemi qeverisje vendore të qëndrueshme për të implementuar transformimet urbane, qytetet duhet të inkurajohen për t’u përshtatur me ndryshimin!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat