Tentoi të kalonte në kufi dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari shqiptar, si u pikas nga policia

Shqipëria

Tentoi të kalonte në kufi dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari shqiptar, si u pikas nga policia

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 2 emigrantë.

Blutë sqarojnë se në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. Rr., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Dervician, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga Pakistani, nga Tirana në drejtim të Sarandës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen 1 automjet, 3 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat