Gjykata e Tiranës lë në burg ish-efektivin e policisë së Rinasit, Briken Terziu

Shqipëria

Gjykata e Tiranës lë në burg ish-efektivin e policisë së Rinasit, Briken Terziu

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-efektivin e policisë së Rinasit, Briken Terziu. Ky i fundit është arrestuar me dyshimin se lejonte qytetarë që kishin probleme të kalonin nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE.

Në seancën e së shtunës, avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës një masë më të lehte sigurie, me pretendimin e Terziu u dorëzua vetë në polici dhe se gjithashtu është një person i pa rrezikshëm dhe i pa dënuar më parë.

Ai akuzohet nga prokuroria se në bashkëpunim me Eneo Sulejmanin që kishte një agjenci udhëtimesh, si dhe efektive  të tjerë të komisariatit të Rinasit. 

Kundrejt pagesave lejonin qytetare te kalonin ne vende te bashkimit europian edhe pse mund te kishin probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat