Shoferi përgjumet në timon, përmbyset makina në aksin Pogradec-Korçë

Shqipëria

Shoferi përgjumet në timon, përmbyset makina në aksin Pogradec-Korçë

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Çërravë.

Shoferi i automjetit ka humbur kontrollin ku makina për pasojë është përmbysur në rrugë.

Në automjet ndodheshin shoferi dhe gruaja e tij, të cilët mësohet se nuk janë lënduar nga aksidenti.

Ndërkohë bëhet me dije nga policia se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për sqarimin dhe normalizimin e ngjarjes

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat