E zuri masivi shkëmbor në minierën e Bulqizës, reagon policia zbardh detajet

Shqipëria

E zuri masivi shkëmbor në minierën e Bulqizës, reagon policia zbardh detajet

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Vahid Neziri është plagosur gjatë punës në minierën në Bulqizë. Raportohet se 40-vjeçari po punonte në një nga galeritë kur një masiv shkëmbor e ka zënë poshtë.

Kolegët e tij i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e transportuar me urgjencë për në spitalin e Bulqizësm, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të pësuar nga goditjet e gurëve është dërguar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa nga Tirana mësohet se janë nisur ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera.

Njoftimi i policisë:

Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë minatori 40 vjeçar, niset me helikopter

Një tjetër aksident është regjistruar këtë të shtunë në një nga galeritë e minierës së kromit në Bulqizë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një nga galeritë mbi lagjen minatori në Bulqizë teksa 40 vjeçari Vaid Neziri ka qenë duke punuar në front teksa një masiv shkëmbor e ka zënë poshtë.

Kanë qenë kolegët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transportuar me urgjencë për në spitalin e Bulqizës. Por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të pësuar nga goditjet e gurëve ai është dërguar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa nga Tirana mësohet se janë nisur ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat