Përfundon arratia për të shumëkërkuarin Astrit Avdylaj.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se polica dhe RENEA kanë pasur ditën e sotme një aksion në Shijak, aty ku mendohet se është vënë në pranga Avdylaj, i njohur ndryshe me nofkën “Niçja”.
Ai cilësohet se kreu i bandës së Shijakut.
Ndaj tij ka pasur akuza për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.