Balla: Në 24 orët e fundit janë finalizuar 6 operacione anti-drogë

Shqipëria

Balla: Në 24 orët e fundit janë finalizuar 6 operacione anti-drogë

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 21:20
Taulant Balla

Ministri i Brenshëm, Taulant Balla nëpërmjet një postimi ka reaguar lidhur me operacionet anti-drogë të finalizura nga policia në vend.

Balla shkruan se që kur mori detyrën e Ministrit u shpreh se parcelat me kanabis nuk korren nëse nuk paguhen shefat e komisariatit nga trafikatët, por duke parë operacionet e Policisë, janë goditur rastet e kultivimit të drogës.

‘’Vetëm 24 orët e fundit janë finalizuar 6 operacione anti-drogë në Durrës, Vlorë, Lezhë, Kurbin, Mirditë dhe Pukë, teksa në pranga janë vënë 8 persona’’, shkruan Balla.

Postimi i plotë:

Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Koha më ka dhënë të drejtë. Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka finalizuar gjashtë operacione kundër kultivimit të lëndëve narkotike 📍Durrës, Vlorë, Lezhë, Kurbin, Mirditë dhe Pukë, me tetë shtetas të arrestuar në flagrancë duke vaditur e prashitur bimët narkotike. Pres nga Policia e Shtetit që viti 2024 të shënojë fundin e këtij fenomeni, ndërsa nxis qytetarët të na ndihmojnë me sa më shumë informacion ndaj çdo veprimtarie të paligjshme”, shkruan Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat