Rreth orës 22:27 minuta të mbrëmjes së shkuar një hotel në rrugën “Fortuzi” ka rënë pre e një grabitje.
Siç shihet edhe përmes kamerave të siguruara nga Euronews Albania, një i ri i armatosur ka arritur të marr një shumë prej 30 mijë lekë të reja.
Autori armën tip pistoletë e ka pasur në brez. Sipas pronarëve të hotelit, i riu i identifikuar si G.Nezha, disa muaj më parë ka punuar si recepsionistë pranë këtij hoteli. Policia është vënë në ndjekje të 17-vjeçarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën “Fortuzi”, ku ka qenë i punësuar si recepsionist”, bëri me dije policia përmes një njoftimi zyrtar.