Pikëpyetjet e censit, drejtoresha e INSTAT: Të dhënat u nxorën shpejt, asnjë gabim

Shqipëria

Pikëpyetjet e censit, drejtoresha e INSTAT: Të dhënat u nxorën shpejt, asnjë gabim

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 10:19
Elsa Dhuli 

Të dhënat zyrtare të censit të publikuara dje treguan se popullsia e Shqipërisë është tkurrur në 2,4 mln banorë, ndërsa mosha mesatare e popullsisë është rritur në 42 vjeç.

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha në emisionin Review në Euronews Albania se të dhënat e censit janë publikuar brenda një kohe shumë të shkurtër në sajë të një pune intensive dhe profesionale.

Ajo u shpreh se askush nuk duhet të ketë dyshime për të dhënat e nxjerra nga INSTAT pasi procesi i censit është zhvilluar në bazë të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.

“Duhet të besoni në një proces ku janë ndjekur rekomandime ndërkombëtare, janë 100 ekspertë që punojmë për rekomandimet e censeve. Duke ndjekur metodologjinë e BE, patjetër që të gjithë jashtë INSTAT duhet të besojnë informacionin që INSTAT paraqet, është një institucion serioz dhe i pavarur. E kemi publikuar rezultatin e saktë brenda një kohe të shkurtër, pasi ishte një cens që mungonte prej 12 vjetësh, këto janë rezultatet finale. Morëm përsipër një barrë shumë të konsiderueshme për të punuar intensivisht për një kohë kaq të shkurtër”, tha Dhuli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat