Çfarë po ndodh? 10 drejtues automjetesh bien në prangat e bluve të kryeqytetit

Shqipëria

Çfarë po ndodh? 10 drejtues automjetesh bien në prangat e bluve të kryeqytetit

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 12:46
Policia shqiptare

10 shoferë janë arrestuar në Tiranë kësaj jave. Disa prej tyre janë vënë në pranga për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo lëndëve narkotike.

Të tjerë për dhënie makine pa leje drejtimi, korrupsion dhe shkelje të rregullave të qarkullimit.

Njoftimi i policisë:

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (23.06.2024 – 29.06.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

10 Arrestime dhe procedime penale:

4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

2 persona për pa leje drejtimi.

2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person u proceduan  për korupsion aktiv.

1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative:

14.785 masa administrative të vendosura, mesatarisht 2,112 në ditë.

57 masa për xhama të zinj.

2.217 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

528 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

1.045 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

18 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

1.330 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

4.650 masa për qëndrim të gabuar.

970 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

10 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

45 raste për tejkalim shpejtësie.

31 raste të ndryshme 

5 automjete u bllokuan, përfshirë 2 me targa të huaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat