Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar titujt e pronësisë së banesave në Theth.
Kreu i qeverisë deklaroi se turistëve duhet t’u japim cilësi, teksa shtoi se numri i atyre që vizitojnë vendin tonë është duke u rritur.
Por për këtë, Rama tha se nevojitet bashkëpunim i madh.
“Numri i turistëve, ju e shikoni, por rritet në mënyrë mbreslënëse. Por ajo që ne duhet të kuptojmë, është që ne, turistëve duhet t’u japim cilësi, duhet të japim gjëra që nuk i gjejnë kund tjetër. Për këtë na duhet bashkëpunim i madh. Nuk duhet të vijmë në pikën që pasi turistët të vijnë njëherë, të mos duan të kthehen më. Të dalë fjala që shërbimet janë të dobëta dobëta, ndërtimet kështu, malet janë të bukura. Malet kanë qenë të bukura se këtu kanë qenë. Këtu, juve bënit protesta në Shkodër para bashkisë, për të hapur rrugën në Shkodër. Shkonit nga rruga e dukagjinit, 8 orë. Bashkia nuk kishte kohë të merrej me rrugën, ishte e zënë duke luftuar me komunizmin. Kjo ishte përpara disa vitesh, Sot rruga është hapur dimër e verë. Është turizëm dimër, verë. Më e mira është e gjitha përpara”, theksoi ai.