Arrestohet grabitësi serial në Sarandë, akuzohet se vodhi marketin

Shqipëria

Arrestohet grabitësi serial në Sarandë, akuzohet se vodhi marketin

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 13:58
Gentjan Xhaferi

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 45-vjeçarin Gentjan Xhaferi, banues në Ksamil, të dyshuar si autor i një vjedhje. Xhaferi dyshohet se rreth orës 17.20 të 27 qershorit, ka vjedhur 75.000 lekë të reja në supermarket “Oqean” në lagjen nr.1 të Sarandës.

Nga sa rezulton, Xhaferi ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të cilën e ka thyer dhe për këtë përveç vjedhjes do t’i rëndojë edhe një akuzë tjetër.

Xhaferi rezulton me disa precedentë penalë për vjedhje.

Ndërsa herën e fundit ka qenë i arrestuar në nëntor 2023 për tentativë vjedhje në Sarandë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat