Gonxhja: Nga 1 korriku, ja me sa rriten pagat e administratës

Shqipëria

Gonxhja: Nga 1 korriku, ja me sa rriten pagat e administratës

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 17:06
Blendi Gonxhja

Nga 1 korriku 4,112 punonjës të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe institucioneve të varësisë së MEKI, do të përfitojnë rritje të pagave.

Ministri i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se politika e rritjes së pagave mbart një buxhet shtesë prej 517 milionë lekë, për të gjithë punonjësit, për vitin 2024.

“Paga mesatare për specialistët në administratën publike (MEKI) do të jetë 113,333 lekë/muaj, duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2023. Ky përmirësim motivon mbi 4,000 specialistë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe institucioneve të varësisë”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja bëri të ditur se edhe për 555 punonjës mbështetës, do të ketë një shtesë pagash deri 8,000 lekë/muaj.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një administrate publike më të motivuar dhe më efikase”, tha Gonxhja.

Vendimet e fundit të qeverisë për rritjen e pagave avancojnë fazën e dytë të politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023, fazë nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat