Shfaqja e makinave retro në aksin e ri Thumanë – Kashar, Rama publikon videon: Kartëvizita evropiane e Korridorit Blu të Shqipërisë

Shqipëria

Shfaqja e makinave retro në aksin e ri Thumanë – Kashar, Rama publikon videon: Kartëvizita evropiane e Korridorit Blu të Shqipërisë

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë mëngjes një video nga parada e makinave retro në aksin Thumanë – Kashar, që u inaugurua një ditë më parë.

“Mirëmëngjes dhe rrugë të mbarë për të gjithë ju që sot do të kaloni nga autostrada e re Thumanë – Kashar, kartvizita europiane e KORRIDORIT BLU të Shqipërisë 2030”, shkruan kryeministri.

Qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, u hap të dielën.

Ky aks i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat