Një vatër zjarri është krijuar në një kodër në Radhimë, ndërsa vendi po kalon temperatura përvëluese.
Aktualisht raportohet se zjarri është duke djegur bimësi.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur disa automjete zjarrfikëse.
Siç shihet edhe në pamje, tymi ka mbuluar të gjithë zonën e Radhimës.