Sot dhe nesër ditë zie në Shqipëri për nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare

Shqipëria

Sot dhe nesër ditë zie në Shqipëri për nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 08:41
Ismail Kadare

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare.

Ai mbylli sytë përgjithmonë dje më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare.

Sot dhe nesër atje do jenë ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmështizë.

Të mërkurën do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore te Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 9:00 deri në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat