Plagoset 30 vjeçari në Lezhë, gjendet me fraktura në kokë në rrugë

Shqipëria

Plagoset 30 vjeçari në Lezhë, gjendet me fraktura në kokë në rrugë

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një i ri është gjetur i plagosur pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit në Lezhë.

30 vjeçari me fraktura në kokë është marrë nga autoambulanca dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti ndërsa policia ka nisur verifikimet.

Dyshimet janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe është lënë pa ndjenja pranë rrethrrotullimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat