Gjendet në mes rrugës me fraktura të rënda në kokë e trup, 22-vjeçari nga Shkodra niset drejt Traumës, dyshimet

Shqipëria

Gjendet në mes rrugës me fraktura të rënda në kokë e trup, 22-vjeçari nga Shkodra niset drejt Traumës, dyshimet

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar nga Shkodra është gjetur në gjendje të rëndë për jetën mëngjesin e sotëm, në vendin e njohur si “Panorma në Lezhë”, në anë të rrugës.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Brixhilda Deda, paraprakisht dyshohet se 22-vjeçari ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka marrë fraktura të rënda në trup dhe koke.

I riu fillimisht është dërguar në spitalin e Lezhës më pas drejt traumës në Tiranë.

Ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të plagosjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat