Noka dhe Bardhi thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e 11 korrikut

Shqipëria

Noka dhe Bardhi thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e 11 korrikut

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 18:08
Foto nga takimi

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi zhvilluan këtë të martë, takime me qytetarë të kryeqytetit, në zonën e Pazarit të Ri.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe bizneset e zonës, Noka dhe Bardhi janë njohur me shqetësimet dhe problematikat e shumta që ata hasen gjatë përditshmërisë së tyre apo në ushtrimin e biznesit në kryeqytet.

Teksa shpërndanin fletushka nën moton, “Të bashkuar në betejë”, sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe kryetari i grupit parlamentar, iu bënë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e thirrur nga opozita, e cila do të zhvillohet më datë 11 korrik, ora 20:00, për të ngritur zërin dhe për të kërkuar të drejtat e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat