Kallëzimi që ka bërë 63-vjeçari Pal Trashaj në vitin 2022 në SPAK, pasi është verifikuar nga Prokuroria e Posaçme i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Lezhës.
Lajmi konfirmohet jozyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.
Pal Trashaj humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e QSUT, për shkak se mesditën e së martës konsumoi fostoksinë përpara dyerve të SPAK.
I ndjeri ishte viktimë e skemës së mashtrimit me mikrokreditë, skemë e cila ka prekur një numër te madh të qytetarëve shqiptarë.
Nga ana tjetër dhe Prokuroria e Lezhës mohon të ketë administruar dosjen e te ndjerit.