Debati mbi vendvarrimin e Kadaresë, Rama: Jo me dëshmorët, as me vëllezërit Frashëri

Shqipëria

Debati mbi vendvarrimin e Kadaresë, Rama: Jo me dëshmorët, as me vëllezërit Frashëri

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 12:52
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ishte i vetmi që mbajti një fjalim në homazhet e mbajtura në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare, në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Rama në fjalën e tij u ndal gjërësisht dhe mbi diskutimet e lindura mbi vendin ku duhet të prehet shkrimtari i madh shqiptar.

Shefi i qeverisë tha se Kadare do të varroset në varrezat e Tufinës, pasi meriton të prehet në një banesë që të jetë vetëm e tija dhe jo bashkë me shkrimtarë të tjerë apo dhe dëshmorët e kombit.

“Ismail Kadareja e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija. Jo bashkë me dëshmorët, pasi ai jo vetëm që nuk ishte dëshmor, dhe nuk kishte gjëkundi në asnjë qelizë të tijën dëshirën për të rënë dëshmorë. Jo bashkë me vëllezërit Frashëri, të cilët ishin ndër të paktit që ai i nderonte sinqerisht. Sepse as nuk ia kanë borxh t’i bëjnë vend në varret e tyre, as nuk na i kishte Ismaili borxh që t’ia ndalojmë vetminë e tij, aq shumë të dashur, vetëm e vetëm se nuk na ndalon dot na parë me shpotinë e vetë për të na thënë atë “jo nuk duan e tij” proverbiale. Jo te parku përballë Rognerit dhe as te fusha e gjelbër prapa Kryeministrisë, pasi jo vetëm që një vend i qytetëruar nuk i mban bashkë në të njëjta mjedise të hapura urbane të gjallët dhe të vdekurit, pa i ndarë së paku me mure të larta apo distance të mjaftueshme për të parë përditë njëri tjetrin, por edhe kur mendon se Ismaili i ikte vendeve ku mblidheshin njerëz. Kjo do të ishte si t’i imponohej përjetësisht bashkë me vdekjen dhe një dënim fatal i barabartë me jetën në ferr”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat