Stetoskopi i mjekut, apo çekiçi e gjyqtarit?

Shqipëria

Stetoskopi i mjekut, apo çekiçi e gjyqtarit?

Nga: Jak Simoni Më: 3 korrik 2024 Në ora: 13:02
Jak Simoni

Historia e zbulimit të stetoskopit është mjaft interesante dhe buron nga një akt vërtetë etik i një mjeku francez me vitrtyt vërtetë të latrtë. Bëhet fjalë për, René Laennc, i cili  e zbuloi, sepse, për të dëgjuar rrahjet e  zemrës të një pacienteje që po kuronte, nuk ia lejonte vetes të vendoste veshët në kraharorin e saj. Ai filimisht mbeshtolli një letër në formën e një tubi dhe e vendosi nga njëra anë në veshin e tij e nga anëa tjetër në të majten e kraharorit të  kësaj gruaje, duke krijuar një kanal dëgjimi në distancë dhe duke degjuar kështu rrahjet e zemres së saj. Me vonë u perfeksionua si instrument mjeksor dhe jovetem kaq, por u bë simbol i profesionit të Hipokratit të famshem, i cili betohej se do ndihmonte të sëmurët duke evituar shkaktim dëmi apo padrejtësi dhe se do të ruante të pastër dhe të shenjtë këtë art.

Si ka mundësi që shembujt të tillë nuk u bëjnë përshtypje një pjese të madhe të mjekëve tanë? Nga sa pamë së fundmi tek spitali onkologjik, zhvatja dhe abuzimi, duke shfrytëzuar statusin e “shpëtimtarit të jetës” ishte në formën  ekstreme. Atij i ngjasojnë shumë spitale të tjerë. Një pjesë e madhe e mjekëve shfrytëzojnë rastin se shqiptarët paguajnë, sepse në raste sëmundjesh u  gjenden pranë të afërmit dhe miqtë brenda dhe jashtë vendit. Por ka sa të duash raste që vërtetë nuk kanë për të paguar dhe askush nuk ndjen dhembshuri. Në spitalet tona ka shumw raste, ku praktika fetare e rreth prerjes (natyrisht me pagesë) ka precedence ndaj fëmijëve të tjerë pacientë që presin në prehrin e prindërve të tyre.

Pa përjashtuar faktin se mjekë të frymëzuar nga dy shembujt e lartpërmendur ka pasur sa të duash Shqipëria, por një realitet skëterrë i ka detyruar të largohen dhe kanë mbetur një pakicë që po  izolohen gjithnjë e më shumë nga “mjekët” mashtrues. Së fundmi drejtësia po mundohet të bëjë detyrën e saj: metaforikisht, çekiçi i gjyqtarit do të vendosë për stetoskopin  e mjekut.

Shpresojmë të ketë ardhur koha e “pagimit i borxheve”. Pikërisht më këtë togfjalësh  përkufizonin drejtësinë filozofët e të lashtë grekë. Me që jemi tek këto filozofë, me sa duket intelektualizmi etik i Sokratit,  sipas të cilit bën keq ai që nuk njeh (nuk ka intelekt për të njohur) të mirën në Shqipëri nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon. Po tu besojmë rezultateve të shkollës së mesme në fakultetin e mjekësisë vazhdimisht kanë shkuar ato që kishin rezultatet më të larta. Dëshpërimit nuk duhet tu besojmë të parave e as të dytave. Shqiptarët kanë humbur besimin tek të gjithë dhe tek gjithçka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat