Kallëzimi i qytetarëve dhe Asllan Dogjanit në 2020, deputeti i PD thirret për shpjegime në SPAK. Çfarë dëshmoi për mediat

Shqipëria

Kallëzimi i qytetarëve dhe Asllan Dogjanit në 2020, deputeti i PD thirret për shpjegime në SPAK. Çfarë dëshmoi për mediat

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 13:06
Asllan Dogjani

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal mbi një kallëzim të disa banorëve përfshirë deputetin demokrat Asllan Dogjani.

Kallëzimi është bërë që në vitin 2020, teksa Dogjani ka dhënë shpjegime këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.

Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se pyetja e tij është bërë pikërisht për çështjen që ka kërkuar interpelancë një javë më parë me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, kërkesë që u rrëzua.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat