Përplasi 66-vjeçaren me makinë, arrestohet 58-vjeçari

Shqipëria

Përplasi 66-vjeçaren me makinë, arrestohet 58-vjeçari

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 14:35
Policia

Një 58-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e Policisë rrugore në Fier.

Sipas informacioneve dyshohet se A.T., 58 vjeç që rezulton banues në Fier duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. S., 66 vjeçe.

E aksidentuara është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. S., 66 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore, në spital.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat