Ekstradimi i Laert Haxhiut/ Balla: Falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit

Shqipëria

Ekstradimi i Laert Haxhiut/ Balla: Falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 14:43
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të Laert Haxhiut, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të masakrës së Lushnjës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falenderuar autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar.

Sakaq, Balla ka theksuar se po vijon puna për të goditur pandëshkueshmërinë.

Reagimi i ministrit Balla:

GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË!

Po punojmë çdo ditë me ministritë dhe agjencitë e vendeve partnere, Interpol dhe Europol, për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Një falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat