Kallëzimi për të dhënat e CENSIT, Goxhaj: Duhej të ishin publikuar që në 2023, filluan procesin e falsifikimit

Shqipëria

Kallëzimi për të dhënat e CENSIT, Goxhaj: Duhej të ishin publikuar që në 2023, filluan procesin e falsifikimit

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 21:44
Altin Goxhaj

Avokati, Altin Goxhaj në një intervistë në Ora News u shpreh se të dhënat e Censit duhej të ishin publikuar në 2013 por ato filluan procesin e falsifikimit.

Goxhaj: Ishte viti 2023 kur CENSUSI duhej të ishte publikuar.

Bënë një shtyrje në muajin nëntor për të plotësuar të dhënat dhe ne atëherë deklaruam publikisht se këta filluan procesin e falsifikimit por harrojnë se kanë lënë gjurmë të tilla që çdo falsifikim është kaq ‘’lakuriq’’ sa nuk mund ta fshehin me çfarëdo lloj gjëje që mund të bëjnë.

Ka dy të dhëna që përdoren në një CENSUS, kumulative dhe të dhënat analitike.

Në kërkuam të dhënat kumulative, sa veta ka Shqipëria?

Është një e dhënë e thjeshtë, sa veta ke intervistuar?

Ata nuk kishin hallin e analitikës dhe kjo e dhënë u shty për 8 muaj pikërisht për të falsifikuar të dhënat me shpresën se duke kaluar koha ata do të kalonin të dhënat nga një pajisje në një pajisje tjetër dhe harruan që kanë lënë gjurmët e herës së parë.

Dhe gjurmët e herës së parë janë të pafallsifikueshme.   

Askujt nuk i intereson që Shqipëria po shpopullohet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat