Këlliçi: SPAK t’i japë fund amnistisë për Veliajn, pronari faktik i inceneratorit

Shqipëria

Këlliçi: SPAK t’i japë fund amnistisë për Veliajn, pronari faktik i inceneratorit

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 00:49
Belind Këlliçi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratik, Belind Këlliçi denoncoi mos veprimin e SPAK ndaj Erion Veliajt, në një kohë që në organ të akuzës janë dorëzuar dokumenta autentike që faktojnë rolin e kryebashkiakut në aferën me inceneratorine Tiranës si dhe atë të 5D Konstruksion.

Në një dalje për mediat, Këlliçi deklaroi se SPAK nuk duhet të amnistojë Veliajn për vjedhjen që iu ka bërë taksave, si dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, të premten në orën 11:00 përpara Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi deklaroi se Struktura e Posaçme Antikorrupsion nuk duhet të amnistojë Erion Veliajn për vjedhjen që iu ka bërë taksave të qytetarëve.

Belind Këlliçi iu bëri thirrje qytetarëve që të premten në orën 11:00 të jenë në protestën përpara Bashkisë së Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat