Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj.
Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë.
Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës.
Ndërkohe ish-ministri po hetohej nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.