​Kuvendi i Shqipërisë një minutë heshtje për Ismail Kadarenë

Shqipëria

​Kuvendi i Shqipërisë një minutë heshtje për Ismail Kadarenë

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 11:18
Kuvendi i Shqipërisë

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mbajtën sot një minutë heshtje në nderim të kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë më 1 korrik në moshën 88-vjeçare nga nëj arrest kardiak.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se “në emër të Kuvendit seancën e sotme plenare ta nisim me nderimet për personalitetin e nderuar të letrave shqipe, shkrimtarin e madh Kadare që ditën e djeshme u përcoll në banesën e fundit.

Të gjithë i jemi mirënjohës Ismail Kadaresë”.

Kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare u përcoll dje për në banesën e fundit me të gjitha nderimet nga mijëra qytetarë e personalitete të jetës publike nga Shqipëria dhe Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat