“Po çfarë komenti mund të japim ne…”, si reagojnë ministrat dhe deputetët e PS për arrestimin e Beqajt

Shqipëria

“Po çfarë komenti mund të japim ne…”, si reagojnë ministrat dhe deputetët e PS për arrestimin e Beqajt

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 12:10
Ilir Beqaj

Ministrat dhe deputetët socialistë nuk kanë pranuar të komentojnë vendimin e gjykatës për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Të pyetur nga gazetarët, ata kanë kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj në këtë çështje.

Anila Denaj: Të lutem, do kem komente aty brenda.

Xhemal Qefalia: Po ç’a komenti mund të japim ne.

Ulsi Manja: Mirëmëngjes. Nuk pyeten politikanët për çështjet e drejtësisë. Drejtësia ka punën e vet.

Edona Bilali: Asnjë koment. Nuk kam asnjë koment.

Ilir Metaj: Asnjë koment.

Nasip Naço: Të flasë drejtësia, të dëgjojmë drejtësinë. Kur flet drejtësia heshtin të tjerët.

Blerina Gjylameti: Nuk komentohet drejtësia.

Elisa Spiropali: Çështje ky ngut, çështje ky zell për të vënë mikrofonat për një çështje që do të sqarohet nga drejtësia.

Eduard Shalsi: Ç’a bëni, si jeni sot.

Mirela Kumbaro: Drejtësia bën punën e vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat