Deputetja Jorida Tabaku iu drejtua sot ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, duke i thënë se është e pranueshme që të bëhet politikë me jetët e njerëzve në lidhje me atë që ndodhi tek Onkologjiku.
Ajo tha se është e padrejtë të kërkohet që opozita të mbajë përgjegjësi në lidhje me diçka që ka ndodhur nën mandatin e kësaj qeverie.Tabaku: Unë asnjëherë nuk jam ndjerë përballë fyerjeve që ministrja bëri.
Unë të ndjej turp e të skuqem për dikë që ka humbur jetën për një faj të zonjës ministre? Ne të kemi përgjegjësi për një problem që ka pasur ajo në vendimmarrjen e saj?
Ne jemi llumi?
Të njejtën problem e kam pasur me Beqajn e Ahmetajn. Ata janë llumi. Jo ne që ngremë gishtin e tregojmë përgjegjësinë. Të bësh politikë me jetë njerëzish kur ke përgjegjësinë tënde politike…
Të sulmosh kolegët për diçka që ka shkuar keq në mandatin tuaj, kjo është e papranueshme.
Të mbajmë ne përgjegjësi për atë që ka ndodhur tek Onkologjiku nën drejtimin tuaj?