Arrestimi i ish-ministrit, Anila Hoxha zbulon sa vite burg rrezikon Ilir Beqaj

Shqipëria

Arrestimi i ish-ministrit, Anila Hoxha zbulon sa vite burg rrezikon Ilir Beqaj

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 18:58
Ilir Beqaj

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në një emision televiziv, për të dhënë detaje mbi arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, zbuloi se sa vite burg mund të rrezikojë ai, pasi u arrestua ditën e sotme, për abuzim me fonde.

“Duhet të themi që brenda dy ditëve Beqaj do paraqitet për verifikim kushtesh, bashkë me personat e tjerë. Hetimi i SPAK bazohet në fatura dhe përgjime. Jemi ende herët, por nëse do të qëndrojnë këto vepra penale, Ilir Beqaj rrezikon 4 vite burgim”, zbulon gazetarja.

Hoxha tregon edhe çmimin e lartë të disa nga faturat nga restorant Gzona, që variojnë nga 15 mijë euro deri në 125 mijë euro, ndërsa përmend edhe automjetin që ish-ministri deklaroi se nuk është e tij.

“SPAK konsideron si fshehje pasurie edhe një automjet, që ishte në emër të të besuarit e tij, por SPAK ka parë edhe mediat ku Ilir Beqaj paraqitej në SPAK dhe një polic i vendosi gjobë këtij automjeti. SPAK konsideron që ka provat e mjaftueshme që edhe automjeti ishte në pronësi të Ilir Beqajt, por që e ka fshehur këtë fakt.

Sikurse ka fshehur edhe faktin që ortak i vetëm i “Gzonës”  është ish-ministri, por nga ana tejtër ky subjekt përfshihet në disa fatura të paguara, një ndër to për disa shërbime të kryera dhe fatura totale është 4 milionë lekë. Duke lidhur faktin që ortak është Beqaj, ndoshta është një rrethanë korrupsioni që do ta rëndojë situatën e tij.

 Një faturë është 20 mijë euro për konsuelncë, një tjetër është 15 mijë euro, një faturë është 125 mijë euro, për organizim konference”, tha Anila Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat