Britania mban zgjedhjet e parakohshme, Hasani: Sot, ditë historike, mezi ç’po pres të shkoj të votoj. Ja parashikimet

Shqipëria

Britania mban zgjedhjet e parakohshme, Hasani: Sot, ditë historike, mezi ç’po pres të shkoj të votoj. Ja parashikimet

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 19:38
Naim Hasani

Në Britaninë e Madhe zhvillohen këtë të enjte në zgjedhjet parlamentare, që pritet t’i japin fund qeverisjes 14-vjeçare të konservatorëve.

Mbi 50 milionë britanikë janë thirrur për të votuar nga ora 7 e mëngjesit deri në 22 të darkës, për zgjedhjen e 650 përfaqësuesve të rinj në dhomën e ulët të parlamentit.

Për të mësuar më shumë se si po shikohen këto votime i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” në një lidhje përmes “Skype” nga Londra ishte avokati Naim Hasani.

“Unë do të votoj tani sapo të lë zyrën time. Pa dyshim mezi pres të jem pjesë e kësaj dite historike, megjithëse sot në mëngjes kur po shkoja në punë kishte një numër të madh qytetarësh që po shkonin për të votuar.

Mezi e kanë pritur këtë ditë që e kanë pritur prej dy vitesh që të japin verdiktin e tyre kundër qeverisjes 14-vjeçare të partisë konservatore dhe pa dyshim që jam shumë i lumtur që rreth pas një ore të jem pjesë e këtij momenti historik.

Në gjithë Britaninë është ditë votimesh dhe askush nga politikanët nuk flasin, por ka kohë që sondazhet nxjerrin dukshëm në avantazh laburistët”, theksoi ndër të tjera nga Londra, avokati Naim Hasani.

PARASHIKIMET

Sondazhet parashikojnë që konservatorët të pësojnë disfatën më të rëndë historisë së partisë së tyre 2-shekullore.

Përllogaritjet paraprake u japin laburistëve në opozitë deri 425 vende në parlamentin e ri, një shumicë e konsoliduar me 99 deputetë mbi numrin e nevojshëm për formimin e qeverisë së re.

Ndërsa laburistët nuk pritet të marrin më shumë se 108 vende që do të përbënte një rënie drastike me 3 herë më pak nga ç’kanë aktualisht.

Për analistët, qeverisja gjithnjë e më e dobët e konservatorëve shihet si shkak për këtë rënie të ndjeshme të popullaritetit.

Dështimi në këto kuota i adresohet kryeministrit aktual Rishi Sunak, i cili gjatë qeverisjes së tij u përball me rritjen drastike të kostove të jetesës, nxitur edhe nga pasojat e luftës në Ukrainë si dhe nga thellimi i krizës në sistemin e shëndetësisë, ku në klinikat publike pritet me ditë për të marrë shërbim, probleme të cilat laburistët kanë marrë përsipër t’i zgjidhin brenda mandatit të parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat