Arrestimi i Ilir Beqajt, Nazarko: “Krahu i djathtë” duhet të shqetësohet, ka shumë çështje të hapura

Shqipëria

Arrestimi i Ilir Beqajt, Nazarko: “Krahu i djathtë” duhet të shqetësohet, ka shumë çështje të hapura

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 19:41
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar këtë të enjte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Analisti Mentor Nazarko në “Edicioni Qendror”, ndërsa foli për të ngjarje, u shpreh se SPAK ka treguar dy standarde të ndryshme në përndjekjen penale të hetimit.

Më tej Nazarko theksoi se kjo që ndodhi me Beqajn duhet të shqetësojë edhe krahun e djathtë sepse ka shumë çështje të hapura

“Për shkak të një kohe të gjatë që e majta është në pushtet, çështje për të cilat është aktivizuar SPAK-u janë të lidhur me këtë mandat të tretë në pushtet, edhe me aktivizimin e opozitës që ka privilegjuar dimensione denoncuese, çuarjen e çështjeve në SPAK. Kjo shpjegon atë, përse SPAK në atë malin e madh të punëve që ka, ka zgjedhur figura të cilat lidhen më se shumti me të majtën. Mund të qëllojë fati i Beqajt që të jetë dy herë i akuzuar në çarkun e SPAK. Kjo që po ndodh me Beqajn është tregues që edhe SPAK vetë nuk ka të njëjtën standard me përndjekje penale të krimeve. Mendoj që është një veprim më i ashpër më i fortë në rastin e kësaj çështjeve abuzive në krye të agjencisë për menaxhimin e ndihmës së huaj, sesa ç’është në rastin e sterizilimin ku ajo që mendohet se është vlera e shpërdoruar e parasë publike është më e madhe sesa kjo. SPAK duket se është më rigoroz në hetimin e dytë, ndërsa në çështjen e sterizilimin duket sikur është një hetues tjetër. Duket sikur ka dy standarde të ndryshme edhe vetë brenda SPAK”, tha ai.

Pyetje: A e ka humbur peshorja ekuilibrin ndërkohë që nuk ka fajtorë për “21 janarin” apo “Gërdecin”?

Mentor Nazarko: Kjo është një drejtësi e re që po funksionon krahas, apo bashkë me këtë shumicë që është në qeverisje për tre mandate. Ky është një model i ri. Modeli tjetër është ai për të cilin ankohet PD, përse nuk përndiqet ky apo ai. Por s’mund të them se cili model është më i mirë apo i keq, por mund të them që me këtë model të ri të funksionimit të drejtësisë së specializuar, kemi në fakt dhënie të sovranitetit, në punët e drejtësisë të huajve, miqve tanë, perëndimorëve. Dhe SPAK në një mënyrë apo një tjetër është i drejtuar nga të huajt, kjo është arsyeja që ata nuk kujdesen për atë se kush preket më shumë apo më pak. Por nëse dikush do që ta konsiderojë parimin e peshores apo të ekuilibrit si një parim që duhet ndjekur, kjo që ndodhi me Beqajn duhet të shqetësojë krahun e djathtë sepse ka shumë çështje që janë hapur dhe mund të kemi, pse jo edhe veprime ndaj tyre tani. Nëse Beqaj ka përdorur standarde të tilla aq të ulëta, atëherë ajo është fajësuese për të gjithë veprimtarinë e Beqajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat