Romir Saraçi zanafilla e dosjes hetimore që kulmoi këtë të enjte me arrestimin e ish-ministrit socialist Ilir Beqaj ka nisur në vitin 2023 dhe ka qenë thjesht për një gjobë makine.
“Bëhet fjalë se Ilir Beqaj shkon në prokurori për t’u marrë në pyetje për abuzimet me fondet e shëndetësisë me një makinë që është prodhim i abuzimeve që vijonin, që është skandaloze.
Ajo çfarë na tregon ky arrestim i sotëm i SPAK-ut është niveli i babëzizë së abuzimeve dhe vjedhjeve të ministrave të kësaj qeverie.
Pra ata vjedhin deri tek faturat e një restoranti ku për të njëjtën pjatë është paguar dy herë”, u shpreh ndër të tjera gazetari Romir Saraçi.