Pal Trashaj konsumoi fostoksinë para SPAK dhe vdiq, reagon Princ Leka

Shqipëria

Pal Trashaj konsumoi fostoksinë para SPAK dhe vdiq, reagon Princ Leka

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 23:01
Princ Leka dhe Pal Trashaj

Princ Leka ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të disa ditëve më parë në Tiranë, ku Pal Trashaj i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë para ambienteve të SPAK për shkak se kishte humbur pasurinë me mikrokreditë.

Leka, i cili ka postuar dhe një foto me historianin e ndjerë, shkruan se ngjarja nxjerr në  në pah luftën e heshtur që shumë njerëz përballen për shkak të borxheve dhe mungesës së mbështetjes.

“Ne vajtojmë humbjen tragjike të historianit Pal Trashaj, jeta e të cilit përfundoi nën peshën e padurueshme të vështirësive financiare. Kjo nxjerr në pah luftën e heshtur që shumë njerëz përballen për shkak të borxheve dhe mungesës së mbështetjes.

Të nderojmë Palin duke avokuar për më shumë mbështetje pë rata që kanë nevojë, duke u siguruar që askush tjetër të mos vuajë në heshtje”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat