Situata në Llogara vazhdon të jetë problematike me zjarrin që është përhapur duke djegur sipërfaqe të mëdha tokë.
Prej katër orësh zjarrfikësit, Forcave të Armatosura dhe banorë janë duke luftuar me flakët.
Pasi bënë të mundur shuarjen në pjesën mbi fshatin Dhërmi, një tjetër vatër zjarri po vijon në Llogara.
Mësohet se terreni tepër i vështirë dhe era e fortë po favorizojnë sërish zjarrin i cili po i afrohet qafës së Llogorasë, por dhe pyllit me pisha.