Manjani: Ramës me burgosjen e Beqaj i shtohen votat

Shqipëria

Manjani: Ramës me burgosjen e Beqaj i shtohen votat

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 23:39
Juristi Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se me burgosjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj PS është goditur rëndë.

Manjani u shpreh se kjo goditje ashtu si edhe të tjerat, në fakt i shtojnë votat Edi Ramës, sepse ky i fundit sipas tij, e ka barazuar politikëbërjen me SPAK dhe çdo arritje tëtij e shet si të vetën.

“Jo vetëm për shkak të Beqajt, por është e goditur me “shpërthim të kontrolluar, sa më shumë goditet aq më shumë shëndet politik i bëhet Ramës, i shtohen votat. Ky është defekti i sistemit tonë politik, që e ka bazuar politikëbërjen me SPAK dhe në këtë kurth e ka futur qëllimisht Rama, qëkur tha: o më provoni fajësinë ose më lini këtu ku jam.

Ky nuk është qëllimi i politikës. Dhe kushdo që e ‘ha’ nga drejtësia e ka nga Rama, dhe kjo është e ngjashme me drejtësinë e Enver Hoxhës”, tha Manjani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat