Dy efektivë policie i qëndrojnë tek koka, Fredi Beleri i ulur përkrah Vangjel Dules në KQZ! Çfarë i shkaktoi të qeshurat mes tyre

Shqipëria

Dy efektivë policie i qëndrojnë tek koka, Fredi Beleri i ulur përkrah Vangjel Dules në KQZ! Çfarë i shkaktoi të qeshurat mes tyre

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 11:13
Fredi Beleri

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka lënë qelinë për të marrë pjesë në seancën në KQZ ku do të merret vendimi për mandatin e tij.

Fredi Beleri, i cili pak javë më parë u zgjodh eurodeputet, shoqërohet brenda sallës nga dy efektivë policie që i qëndrojnë tek koka.

Ai shihet i ulur në karrige përkrah kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, ndërsa të dy shihen duke qeshur.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar të qeshurën mes Fredi Belerin dhe Vangjel Dules, por ata diskutojnë me njëri-tjetrin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat