KQZ i hoqi mandatin Belerit/ Krashi: Qytetarët e Himarës meritojnë një kryetar të denjë, Tavo nuk ka pse të mos jetë kryebashkiaku i ri

Shqipëria

KQZ i hoqi mandatin Belerit/ Krashi: Qytetarët e Himarës meritojnë një kryetar të denjë, Tavo nuk ka pse të mos jetë kryebashkiaku i ri

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 13:50
Lavdrim Krashi

Alfred Beleri humb mandatin, si kryetar i Bashkisë së Himarës. Në mbledhjen e kësaj të premteje, KQZ vendosi të shpallë mandatin të pavlefshëm.

Në një lidhje me Skype për “Tirana Live”, deputeti i PS, Lavdrim Krashi tha se qytetarët e Himarës meritojnë një kryetar të denjë për të drejtuar bashkinë e Himarës.

Ai nuk përjashtoi as emrin e perfektit të qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, i cili mund të ishte personi që përmbush kriteret politike.

“Qytetarët e Himarës për më shumë se një vit, meritonin një person të denjë për të drejtuar territorin për për periudhën 4-vjeçare. Gjithsesi procedurat teknike dhe ligjore, duhen respektuar, dhe e rëndësishme është që pati një vendim ose një mundësi për të marrë vendimin që qytetarët e Himarës, do të shkojnë drejt kutive të votimit për të pasur kryetarin e tyre të zgjedhur me votën popullore. PS padyshim ka strukturat e saj dhe mekanizmin e saj demokratik për të zgjedhur kandidatin dhe personin që do ta përfaqësojë PS në bashkinë e Himarës.

Vangjel Tavo në dijeninë time është perfekti i qarkut të Vlorës dhe ka detyrimin për të bërë atë detyrë të perfektit, por nëse strukturat e PS do të propozojnë emrin e tij nuk ka pse të mos jetë. Secili qytetarë ka të drejtë për t’u zgjedhur me kusht që të plotësojë disa kritere politike”, tha Krashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat