Kontrabandë me emigrantë të paligjshëm, arrestohet shqiptari në Slloveni

Shqipëria

Kontrabandë me emigrantë të paligjshëm, arrestohet shqiptari në Slloveni

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

TAROD – Arrestohet një kontrabandist shqiptar në Slloveni. Dje, më 4 korrik, rreth orës 13:30, në ish-pikëkalimin kufitar Starod, ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë, në lagjen Ilirska Bistrica, ka mbërritur me një automjet Nissan, një shtetas shqiptar 24 vjeç.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se personi në automjet mbante 32 persona, mes të cilëve 9 fëmijë.

Të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Sllovenisë nga Kroacia.

Drejtuesi i mjetit është vendosur në paraburgim. Të huajt, të gjithë shtetas turq, kanë aplikuar për azil.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat