Berisha: Brenda 3 orëve me urdhër të Ramës, KQZ dhe presidenti i morën mandatin Belerit

Shqipëria

Berisha: Brenda 3 orëve me urdhër të Ramës, KQZ dhe presidenti i morën mandatin Belerit

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 21:45
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha, teksa mbajti fjalën e tij në tubimin e sotëm, u shpreh se brenda 3 orëve me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mos pritur, duke mohuar të drejtën e ankesës në gjykatë.

Berisha: “Miqtë e mi, sot diktatura e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve nxori fytyrën dhe shëmtinë e vet më të madhe.

Brenda tre orëve, me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mos pritur, duke mohuar të drejtën e ankesës në gjykatë.

Të drejtën e ankesës në KAS.

Imagjinoni këtë bir xhelati, nëse do ishin ligjet e vjetra, ky nuk do i linte njerëzit të bënin apel, por do i pushkatonte me vendimin e parë.

Ky është shteti i karnavalit.

Këtë shtet duhet ta përmbysim një ditë e më parë.

11 korriku është dita e fuqisë tonë.

Është dita e mosbindjes sonë civile.

Është dita që hap dyert për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme fitoren e opozitës.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat