Hapja e tunelit të Llogarasë, qytetarët: Vepër e madhe, ta gëzojnë të gjithë shqiptarët

Shqipëria

Hapja e tunelit të Llogarasë, qytetarët: Vepër e madhe, ta gëzojnë të gjithë shqiptarët

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 08:15
Hapja e tunelit të Llogarasë

Qytetarët shprehen të kënaqur për tunelin e Llogarasë, që u hap të premten, një ndër veprat më të rëndësishme që pritet të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë në vetëm 7 minuta.

Drejtuesit e mjeteve që kanë pasur mundësi të kalojnë ditën e parë në këtë tunel prej 6 kilometrash thonë se është një investim shumë i mirë me të gjitha standartet evropiane.

“Kam shëtitur në të gjithë Evropën, por ky tunel nuk kam parë”, tha një qytetar.

“Shumë rrugë e mirë, me standarte. Jemi shumë të kënaqur për shkak se ne banojmë këtu dhe do e kemi më të lehtë.”, u shpreh një banor i zonës.

“Kjo ishte një ëndërr e bukur për ne. Një gjë fantastike. Një vepër e madhe, ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë.”, shtoi një tjetër.

“Rruga shumë e bukur, ul kohën, shkurton distancën dhe është fantastike”, tha një qytetar.

“Shyqyr që erdhi kjo ditë, ta gëzojmë se kemi vuajtur gjithë jetën. Bravo Edi Rama.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat