Begaj dekreton datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës

Shqipëria

Begaj dekreton datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 08:36
Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.

Vendimi erdhi pasi qeveria iu drejtua me një letër zyrtare Presidencës, ku i komunikonte vakancën e krijuar në drejtimin e Bashkisë Himarë, pas vendimit të KQZ-së për heqjen e mandatit të Fredi Belerit.

Pas një konsultimi me kreun e KQZ Celibashi, Begaj zgjodhi datën 4 gusht, si datën më optimale brenda afatave ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat