Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi u kap me armë zjarri.
I riu mbante në banesë 1 kallashnikov, 1 pistoletë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte.
Ndërsa një 44 vjeçar u arrestua.
Gjatë një kontrolli në automjetin dhe banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 armë të ftohta (thika) dhe një sasi lënde narkotike kokainë.